Rokuzo me çantën 7 mijë euroshe, lë nën hije Lionel Mesin

Një ditë pas ditëlindjes së saj të 35-të, Antonela Rokuzo shoqëroi Lionel Mesin në gala të FIFA-s. Futbollisti argjentinas u votua nga kapitenët e ekipeve kombëtare si futbollisti më i mirë i vitit, por pak a shumë ishte e pritshme, gruaja e tij vodhi vëmendjen në gala.

Antonela Rokuzo është shfaqur në event e veshur me një fustan të zi të gjatë, por ka qenë çanta e saj ajo që ka lënë përshtypje. Ishte një çantë e kuqe në formë trëndafili, e cila është pjesë e koleksionit të markës italiane Dolce & Gabbana dhe që kushton jo më pak se 7 mijë euro.

Çanta është prej lëkure viçi me model iguana dhe është shumë e veçantë në dizajnin e saj./Albeu/

Argentina’s Lionel Messi poses with his wife Antonela Roccuzzo on the green carpet before the ceremony of the Best FIFA Football Awards in Paris, France, Monday, Feb. 27, 2023. (AP Photo/Michel Euler)

 

LEXO EDHE:

Back to top button