Roma dhe Interi në garë për golashënuesin më të mirë në kampionatin e Holandës

Sem Steijn, golashënuesi më i mirë në “Eredivisie” e Holandës, këtë sezon me 23 gola, po tërheq interes nga klubet e mëdha në të gjithë Evropën. Mesfushori sulmues 23-vjeçar, i cili aktualisht luan për Tuenten, është lidhur me Interin dhe Romën, me Fejenoord gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.
Sipas “De Telegraaf”, Steijn ka një klauzolë lirimi prej 10 milionë euro në kontratën e tij, e cila ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore. Ndërsa Fejnord thuhet se ka bërë një ofertë prej 7 milionë eurosh, ende nuk e ka aktivizuar klauzolën e lirimit.
Interi dhe Roma tani po shqyrtojnë mundësinë e sigurimit të holandezit, me zikaltrit që mund ta shohin atë si një zëvendësues për Hakan Çalhanoglu ose Davide Frattesi, ndërsa Roma mund të forcojë opsionet e mesfushës me lojtarin e talentuar. 23-vjeçari Steijn rinovoi kontratën e tij me Tuenten deri në vitin 2028, por prania e klauzolës së lirimit e bën atë një objektiv tërheqës për klubet që kërkojnë të forcojnë skuadrat e tyre këtë verë.
Vlera e tij në treg vlerësohet në 16 milionë euro, megjithëse klauzola prej 10 milionë euro mund të paraqesë një mundësi për palët e interesuara që të sigurojnë shërbimet e tij me një çmim më të ulët.
Me afrimin e afatit kalimtar të verës, Steijn do të bëhet një nga talentët e rinj më të kërkuar, me vendimin e tij që mund të formësojë planet e transferimit të Interit dhe Romës