Ronaldo, bind portierin e PSZH që të bashkohet tek Al Nassr

Është raportuar se klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr,  dëshiron të nënshkruajë me portierin e PSZH-së. Dhe me këtë rast Kejlor Navas diskutoi me Kristiano Ronaldon për një lëvizje të mundshme në Al Nasr.

Sipas gazetarit Nikolo Shira, skuadra e Al-Nassr i ofroi kostarikanit një kontratë 3-vjeçare. Vetë portieri foli me sulmuesin Kristiano Ronaldo për të mësuar më shumë rreth projektit të klubit.

Kujtojmë se këtë sezon, Navas ka 1 ndeshje për PSZH-në në të gjitha garat, në Kupën e Francës. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button