Ronaldo dhe Martinez, në formacionin më të keq në Katar

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo është përzgjedhur në formacionin më të keq të Kupës së Botës. Kombëtarja e tij u eliminua në çerekfinale nga Maroku dhe Ronaldo i nisi dy ndeshjet e fundit nga pankina. Ai shënoi vetëm një gol në Katar, kundër Ganës në fazën e grupeve të kompeticionit.

Ky Botëror me shumë gjasa është i fundit në karrierën e tij. Kur të luhet ndeshja e radhës, ai do të jetë 41 vjeçar. Ronaldo mbetet rekordmeni për numrin e paraqitjeve (196) dhe golave të shënuar (118) për Portugalinë.

Formacioni më i keq i Kupës së Botës i publikuar nga Index.hr:

Mendy (Senegal)

Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Dest (SHBA), Bereszynski (Poloni)

Irvine (Australi), In-B. Hëang (Koreja e Jugut), Vargas (Zvicër), Leckie (Australi)

Ronaldo (Portugali), Lautaro (Argjentinë).

Së bashku me Kristiano Ronaldon, lojtari më i famshëm në këtë listë është Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka qenë një nga kandidatët kryesorë për Këpucën e Artë para kampionatit, por nuk ka shënuar asnjë gol apo asistim.

LEXO EDHE:

Back to top button