Ronaldo: Do të luajë edhe për shumë vite

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo dëshiron të luajë për shumë vite dhe këtë deklaratë e dha pasi u shpall lojtari i shekullit. Portugezi fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga “Globbe Soccer Aëards”, duke mposhtur Lionel Messin, Ronaldinjon dhe Mohamed Sallah.

“Është shumë bukur, dua t’i falënderoj të gjithë. Faleminderit për njerëzit që me votuan, bashkëlojtarët, klubet dhe Kombëtaret, familja dhe shokët, falënderim i veçantë për të dashurën dhe fëmijët që më ndihmojnë të jem person më i mirë. Ishte arritje e pritshme. Me motivon të vazhdoj përpara. Të jem më i miri është nder, shpresoj që situata e koronavirusit të përfundojë dhe të kënaqemi më shumë vitin tjetër. Shpresoj të jem në gjendje të luaj për shumë vite”, tha mes tjerash Ronaldo.

Aktualisht Ronaldo është në super formë me gjigantin italian dhe mbetet të shihet nëse do e mbajë këtë formë deri në fund.

LEXO EDHE:

Back to top button