Ronaldo: Lamtumirë e denjë për gjeniun

Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka uruar Leo Messin për trofeun e Kupës së Botës. Messi ka qenë kryefjala e këtij Kampionati Botëror, duke u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

35-vjeçari mori çmimin e lojtarit më të mirë të turneut pasi shënoi shtatë gola, ndërsa ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënoi në çdo raund të Kampionatit Botëror. Shumë yje të futbollit e uruan argjentinasin, në mesin e tyre edhe Ronaldo Nazario.

“Futbolli i këtij lloji largon çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese. Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë. Urime, Messi”, shkroi Ronaldo në Tuitter.

Ronaldo gjithashtu shënoi dy herë në finalen e Kupës së Botës 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë, ndërsa ai ishte pjesë e skuadrës fitimtare në vitin 1994 në moshën 17-vjeçare edhe pse nuk luajti.

LEXO EDHE:

Back to top button