Ronaldo refuzoi “arabët” dhe shqyrton ofertën e dy klubeve

Dy klubet e njohura evropiane, Atletiko Madridi dhe Bajern Munihu, thuhet se janë në garë për të nënshkruar me Kristiano Ronaldon nga Man. Junajtedi. Ylli portugez është i vendosur të largohet nga “Old Trafford”, këtë verë pasi dëshira e tij është të garojë në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Ambicia e tij është të barazohet me legjendën Pako Gento, duke fituar trofeun e gjashtë në Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar një me Junajtedin në vitin 2008, si dhe katër me Real Madridin midis viteve 2014 dhe 2018. Por, Junajtedi nuk do të luajë në garën kryesore të futbollit evropian në sezonin 2022/23 dhe mezi u kualifikuan në Ligën e Evropës, duke përfunduar në vendin e gjashtë në Ligën Premier, pak përpara Uest Hamit. Megjithatë, edhe pse shumë klube e kanë refuzuar transferimin e mundshëm të Ronaldos këtë verë, disa skuadra ende janë të interesuara.

Sipas mediumit të njohur “ESPN”, skuadrat e Atletiko Madridit dhe Bajern Munihut janë në garë për të nënshkruar Ronaldon nga Junajtedi. Çellsi dhe Paris Sen Zhermeni janë përjashtuar si një destinacione i mundshëm për portugezin 37-vjeçar.

Kristiano kontribuoi me 24 gola në 38 paraqitje për Junajtedin në sezonin e kaluar dhe mendon se ende ka shumë për të ofruar.

LEXO EDHE:

Back to top button