Ronaldo: Skuadra duket më e kënaqur me Pirlon

Kristiano Ronaldo ishte protagonist te Juventusi, me dy golat e tij që parandaluan disfatën e “bardhezinjve” ndaj Romës (2-2). Portugezi regjistron golin e tretë në këtë sezon dhe dërgon fjalë miradie për trajnerin e ri, Andrea Pirlo.

“Jemi në fillimin e kampionatit dhe me një trajner të ri. Por, e shikoj skuadrën aktive, jemi mirë dhe shoh një të ardhme të shndritshme. Mendoj se Serie A është përforcuar mirë, nga Interi, Milani dhe ne. Është një kampionat më i vështirë se i sezonit të kaluar.

Pirlo? Është shpejt, por e shoh skuadrën shumë më mirë, më të kënaqur duke punuar me buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button