Ronaldo zbulon se Botërori “Katar 2022” nuk do të jetë aventura e tij e fundit me Portugalinë

Ronaldo zbulon se Botërori “Katar 2022” nuk do të jetë aventura e tij e fundit me Portugalinë

Superylli, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai synon të vazhdojë të luajë për Portugalinë përtej Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ronaldo ka lëshuar një përditësim sa i përket të ardhmes së tij me Portugalinë, duke zbuluar se ai synon një paraqitje në Kampionatin Evropian Euro 2024 pas paraqitjes në Botërorin e këtij dimri.

“Ka qenë një rrugë e gjatë, por do të doja të shfrytëzoj rastin të them se rruga ime nuk ka përfunduar ende. Ndihem i motivuar, ambicia ime është e lartë. Jam në përzgjedhje me shumë lojtarë të rinj dhe dua të jem pjesë e këtij Botërori dhe Evropianit 2024 gjithashtu, supozoj tani”, tha ylli i Manchester United pasi iu dorëzua një çmim në ceremoninë “Quinas de Ouro” të Federatës Portugeze të Futbollit të martën.

Me sulmuesin legjendar tani 37 vjeç, kishte pasur spekulime nëse “Katar 2022” do të ishte turneu i tij i fundit me kombëtaren. Me të ardhmen e tij tashmë të siguruar, Ronaldo duket se ka gjasa të arrijë numrin 200 të paraqitjeve me Portugalinë, pasi ka grumbulluar deri tani 189 sosh mbi emrin e tij.

Ronaldo do të garojë në turneun e tij të dhjetë radhazi ndërkombëtar kur të nisë Kupa e Botës në Katar.

LEXO EDHE:

Back to top button