Ronaldo, zyrtarisht kandidat për president të Federatës së Futbollit në Brazil
Ish-sulmuesi legjendar, Ronaldo ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e futbollit në Brazil. “Fenomeni”, me një njoftim zyrtar tregoi vendimin e tij dhe synimin për të ndryshuar futbollin brazilian.
“Unë kam qindra motive, por më e madhja është që futbolli brazilian të respektohet sërish në mbarë botën”, u shpreh Ronaldo.
Ronaldo, gjithashtu është edhe president i skuadrës së La Ligës, Real Valladolidit. Gjatë karrierës së tij si futbollist kishte luajtur për skuadra si Kruzeiro, PSV Aind’hoven, Barcelona, Inter, Real Madridit, Milan dhe Korintians.
Ai po ashtu është fitues i dy kupave të botës, në vitin 1994 dhe 2002, ndërsa u shpall edhe nënkampion në vitin 1998.