Rosberg: Luis Hamilton urren të jetë i dyti në skuadër

Piloti i ri britanik Xhorxh Rasell po bën një paraqitje të shkëlqyer në Formula 1 me makinën “Mercedes”. Në të 9 garat e zhvilluara deri më tani, ai është renditur gjithnjë brenda “Top-5” më të mirëve, duke grumbulluar 111 pikë.

Rasell klasifikohet i katërti në renditjen e përgjithshme, me 34 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, 7 herë kampioni i botës, patrioti i tij Luis Hamilton. Ndaj, ish-piloti gjerman Niko Rozberg, dikur shok skuadre me Hamilton, këshillon Xhorxh Rasell për të ardhmen.

“Xhorxh ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë fenomenal edhe në momente të vështira me atë makinë që ka në dispozicion. Ka qenë konstant, piloton mirë, nuk bën gabime dhe merr gjithnjë maksimumin.

Edhe Luis Hamiltoni po piloton mirë, por ka patur një sezon të pafat dhe gjithçka po shkon kundër tij. Ndërkohë që, shoku i tij i skuadrës po paraqitet më mirë dhe këtë gjë Luis nuk e duron dot. Hamilton nuk e duron dot të jetë e dyti, e urren këtë gjë”, tha Rosberg.

LEXO EDHE:

Back to top button