Rosi: Shpresojë të kthehen në gara, pasi të mund “Covid 19”

Valentino Rosi, pasi humbi pjesëmarrjen në dy garat e fundit të “Moto GP” në pistën e Aragon, për shkak të “Covid-19”, tani ka konfirmuar se vijon të jetë pozitiv. Për pasojë, ai rrezikon të mungojë edhe në garën e radhës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Valencia. Rossi duhet të dalë negativ në dy teste radhazi brenda 24 orësh për të zbritur sërish në pistë.

Ky virus është shumë i komplikuar dhe serioz. Kam qenë keq 2 ditë, por për pak kohë u riktheva në formë. Jam në 100% të formës, më duhet vetëm të dal negative. Kam qenë i izoluar vetëm në shtëpi, duke ndjekur këshillat e mjekëse. Fakti që nuk garoj është i trishtueshëm për një si mua. Edhe testi i fundit bërë dje doli pozitiv. Shpresoj që në orët e ardhshme situata të ndryshojë dhe të rikthehem në garë”, u shpreh Rosi.

LEXO EDHE:

Back to top button