Roxher Federer zhvillon sfidën e fundit në tenis

Federeri dhe Nadalli do të përballet me dyshen amerikane, Xhek Sok dhe Frensis Tiafo, me të cilën tenisti zvceran, në moshën 41 vjeçare, do të mbyll karrierën e tij.

Fituesi i 20 titujve Grand Slam, Roxher Federer, kërkoi nga trajneri i ekipit evropian, Bjorn Borg, që të angazhojë atë vetëm në sfidat në dyshe në duelin mes ekipit të Evropës dhe atë të botës. Përveç tij dhe Nadalit, Evropën në Kupën “Laver” do ta përfaqësojnë: Novak Gjokoviç, Stefan Cicipas, Endi Marej dhe Kasper Rud, ndërsa Mateo Berretini ka statusin e zëvendësuesit. Ndërkohë trajneri i ekipit botëror, Xhon Mekinro, ka angazhuar Feliks Auger-Aliasime, Tejllor Fritcin, Diego Shvartzmanin, Aleks De Minaur, Francis Tiafoe dhe Xhek Sok.

Në Kupën “Laver” janë planifikuar çdo ditë nga 3 ndeshje individuale dhe një në dyshe, ku fitorja e secilës ndeshje, në ditën e parë sjell një pikë, dita e dytë sjell dy pikë dhe e treta, siguron tri pikë. Skuadra fituese është ajo që arrin të grumbullojë e para plot 13 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button