Rrëshqitja masive e dheut, shtatë viktima në Itali

Rrëshqitja masive e dheut, shtatë viktima në Itali

Vijon të rritet numri i viktimave pas rrëshqitjes masive të dheut në Casamicciola, të Italisë. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, një familje e tërë është shuar, Maurizio Scotto di Minico, gruaja e tij Giovanna Mazzella dhe djali i çiftit Giovani Giuseppe i cili ishte vetëm 22 ditësh; dy vëllezër 11 dhe 6 vjeç, Francesco dhe Maria Teresa Monti, dhe një grua me kombësi bullgare, 58 vjeç.

Ata i shtohen viktimës së vetme të identifikuar të shtunën, Eleonora Sirabella, 31 vjeç, me gjithsej shtatë vdekje të konfirmuara.

Në ishull vijojnë kërkimet për të gjetur pesë persona të zhdukur, ndërsa pesë të tjerë janë të lënduar. Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe autoritetet ndanë 2 milionë euro ndërsa kushtet e motit vijojnë të jenë të këqija. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button