fbpx

Rreth 1 milion të infektuar me COVID-19 në Rusi – ALSAT-M


Autoritet në Rusi kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 mijë e 993 persona të infektuar me koronavirus.

Numri total i infektimeve me COVID-19 atje ka arritur në 995 mijë e 319, duke u bërë shteti i katërt me më së shumti infektime në botë, raporton BBC.

Zyrtaret rusë kanë raportuar se që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 17 mijë e 176 vdekje në të gjithë vendin.

Sot është dita e pestë që Rusia ka raportuar një rritje të lehtë të infektimeve me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button