Rrihen mes veti dy shoferë në Shkup

Rrihen mes veti dy shoferë në Shkup

Komunikacioni në Shkup sjell çdo ditë të papritura e ngjarje njerëzore nga më të ndryshmet. Një zënkë mes dy shoferëve është regjistruar në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Ngarja ka ndodhur në rajonin e Kisella Vodës më 28 nëntor mes dy shoferëve nga jashtë Shkupit.

“Më datë 28.11.2022 rreth orës 10:10 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në zonën Kisella Vodë – Shkup, pas një keqkuptimi në komunikacion, AP (41) nga Manastiri ka sulmuar fizikisht TG (21) nga Negotina, të dy me vendbanim në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button