Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti

Gazetare: Evi Shkopi

Çdo minutë është jetik për shtetasit turq e sirianë që janë poshtë rrënojave, me shpresën se ende ka të mbijetuar. Megjithatë duket se sfidat dhe vështirësitë për popullin turk nuk kanë të ndalur. Në provincën Hataj ekipet austriake dhe ato gjermane kanë  ndërprerë kërkim- shpëtimin. Një kërkesë e tillë ka ardhur pasi siç thanë disa zyrtarë,  pjesëtarë të ekipeve austriake dhe gjermane, ka pasur më shumë raportime për përplasje midis fraksioneve të ndryshme dhe ka pasur edhe të shtëna.  Ekipet gjermane “po qëndrojnë në kampin e përbashkët tani për tani si rezultat i kësaj situate” dhe do t’i rikthehen punës së tyre të kërkim-shpëtimit kur autoritetet turke të mbrojtjes civile të besojnë se situata është mjaftueshëm e sigurt”, tha për mediat Stefan Heine, zëdhënës.
Ndërkohë në Antakija vazhdon kërkimi për të mbijetuarit dhe përpjekjet për të nxjerr trupat e viktimave nga poshtë rrënojave.

Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Çudi u shpëtua të dielën në mëngjes në Antakija, 147 orë pasi dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore në fillim të kësaj jave.

Një tjetër pamje e shpërndarë tregonte 7-vjeçaren Isra Tehalmi duke u nxjerrë nga rrënojat pas 136 orësh.

Mijëra ndërtesa u shembën, më shumë se 28,000 njerëz u vranë dhe miliona mbetën të pastrehë si pasojë e katastrofës natyrore. 4419145 Organizata e Kombeve të Bashkuara alarmoi se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet. Komunitetet në Turqinë juglindore vazhduan të varrosnin mbetjet e paidentifikuara të viktimave të tërmetit të shtunën. Në një varrezë të improvizuar në periferi të qytetit të Elbistanit, vullnetarët kanë punuar pa pushim. Ata kanë ardhur nga i gjithë vendi për të ndihmuar dhe tashmë kanë hapur rreth 500 varre. Ata që kanë mbijetuar tregojnë momentin kur kanë ndjerë dridhjet e tokës.

“Fillimisht mendova se mund të kisha marramendje. Shikova dritën, po dridhej dhe filloi të shtohej. Unë nuk mund të ngrihesha në këmbë sepse ata ishin të sëmurë dhe të shtrirë. Thjesht mbajta fëmijët e mi dhe iu luta Zotit. Nuk mund të bëja asgjë tjetër”, tha Elif Akbaba- e mbijetuar.

“Teksa u përpoqa të zbrisja shkallët, kuptova se shkallët ishin zhdukur. Fqinja jonë u përpoq të ndihmonte ndërsa ajo u zhduk. Një gur më goditi në fytyrë dhe u rrëzova nga kati i 4-të. Fillova të bërtas, pastaj shikova dhe pashë që ndërtesa ishte shembur”, tha Aziza Haider, e mbijetuar nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për ndonjë shenjë jete nga poshtë rrënojave në qytetin Harem, në Siri. Vullnetarët kanë ngritur një kamp të improvizuar për të mbijetuarit që humbën shtëpitë. 4419165

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishte 5,200 vullnetarë të mobilizuar në të dy anët e kufirit, me operacionin turk që ishte më i fuqishëm dhe më i pajisur për shkak të programit të tij të gjatë për të mbështetur refugjatët sirianë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button