Rritje shqetësuese e rasteve të COVID-19 në Kopenhagë – ALSAT-M


Një rritje shqetësuese në rastet e COVID-19 ka detyruar qeverinë daneze të pakësojë numrin e personave të lejuar në tubimet publike në Kopenhagë dhe 16 komuna përreth saj.

“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, në vend të orës 2 të mëngjesit dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.

Danimarka regjistroi sot 230 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që nga fundi i prillit.

LEXO EDHE:

Back to top button