Rrjedhjet në “Nord Stream”, Suedia do të vijojë më tej hetimet në tubacione

Rrjedhjet në “Nord Stream”, Suedia do të vijojë më tej hetimet në tubacione

Suedia do të nisë hetime të mëtejshme për rrjedhjet e gazit në dy tubacione ruse në Detin Baltik. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e vendit të premten ndërsa hetimet vijojnë për atë që autoritetet suedeze e quajnë “sabotim të rëndë”.

“Kam vendosur, së bashku me Shërbimin e Sigurisë, të kryej një sërë hetimesh plotësuese në vendin e krimit”, njoftoi prokurori i lartë publik Mats Ljungqvist në një deklaratë nga Autoriteti i Prokurorisë Suedeze.

Forcat e Armatosura Suedeze do të ndihmojnë me hetimin fillestar në vazhdim për rrjedhjet, njoftoi Ljungqvist.

Kujtojmë se hetimi fillestar filloi pasi u zbuluan rrjedhje të pashpjegueshme muajin e kaluar në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të cilat janë projektuar për të pompuar gaz nga Rusia në Evropë dhe kanë rol të të rëndësishëm në ecurinë e krizës energjitike në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button