“Rrugica e Ukrainës” në qendër të Shkupit

“Rrugica e Ukrainës” në qendër të Shkupit

Ukraina ka mbështetje jashtëzakonisht të rëndësishme nga shoqëria e Maqedonisë së Veriut, vlerëson ambasadorja e re e Ukrainës në vend, Larisa Dir.

Ajo thotë se Rusia vazhdon politikën e saj të përgjakshme sulmuese, duke marrë jetë civile dhe duke shkatërruar trashëgiminë kulturore të Ukrainës.

Ambasadorja sot mori pjesë në ekspozitën e fotografive të monumenteve kulturore të shkatërruara në luftë.

Ekspozita u mbajt në të ashtuquajturën “Rrugica e Ukrainës” në Komunën Qendër, ku u mbollën pemë – donacion nga Ukraina.

“Maqedonia e Veriut mbështet dhe ndihmon Ukrainën në të gjitha sferat e mundshme. Ju jeni miqtë dhe aleatët tanë të besueshëm, ne luftojmë së bashku me ju për të ardhmen demokratike të botës”, tha Larisa Dir – Ambasadore e Ukrainës.

“Në të njëjtën kohë, ne po iniciojmë mbjellje në rrugët e Ukrainës, për nder të të gjithë mbështetësve të popullit ukrainas në luftë. Kështu që një ditë edhe në Ukrainë do të ketë “Rruga e Maqedonisë”, u shpreh Oleksandr Urbanoviq– Shoqata “Lesja Ukrainka”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button