Rumenige: Halandi? Tani për tani kemi Levandovskin

Karl-Heinz Rumenige, në një intervistë dhënë për “Tuttosport”, mohon interesimin e Bajern Munihut për të rrëmbyer Haallandin nga Borusia Dortmund.

Haaland është mirë në Dortmund dhe sinqerisht, për sa kohë që kemi Leëandoëski, nuk na duhet. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk mund ta parashikoj. Një gjë mund të them me siguri. Me Vatzken, i plotfuqishmi i Borusia Dortmund, kam një raport të mirë. Dhe për sa kohë që do të jem te Bajerni, një blerje tjetër me parametra si ajo e Levandovski (falas) nuk do të ndodhë.

Nga ana tjetër, ai që mund të largohet si një transferim falas është David Alaba, kontrata e të cilit nuk ka përfunduar ende. Sipas thashethemeve të fundit, edhe Juventusit i pëlqen shumë.

Çdo skuadër, me të drejtë mendon të përforcohet. Në këtë situatë është normale që klubet më të larta europiane të mendojnë për Alaba. Tani i takon atij të marrë një vendim për të ardhmen. Ndoshta do të ndryshojë ekip. Ndoshta mendon më shumë për këtë dhe vendos të qëndrojë te Bayerni.

LEXO EDHE:

Back to top button