Rumenige: Tifozët duhet të kthehen në stadium

Drejtori i Bajernit , Karl Hajnc Rumenige, beson se tifozët janë elementi kryesor që i mungon futbollit edhe në kohën e pandemisë “Covid 19”.

- Advertisment -

“Unë nuk jam tifoz i madh i ‘Super League’, por të gjithë duhet të përballemi me një problem në futboll, që është Covid-19. Për një vit kemi luajtur pa tifozë, të cilët na mungojnë si nga ana kulturore, ashtu edhe financiare. Futbolli po vuan, edhe pse po luhet. Është rasti për t’u kthyer sadopak në normalitet. Të gjitha klubet, veçanërisht ato të mëdha, kanë ekzagjeruar në dhjetë vitet e fundit, duke shpenzuar më shumë për kartonët e lojtarëve dhe pagat. Tani të gjithë po vuajmë. Ndoshta është një kohë e mirë për të gjetur normalitetin,” tha mes tjerash Rumenige.

Rumenige, e sheh pandeminë si një mundësi për të ulur shpenzimet përballë vështirësive të mëdha ekonomike të futbollit. Mbi të gjitha, bavarezët, në tregun e transferimeve, kurrë nuk kanë bërë marrëzi të mëdha.

“Filozofia jonë është e ndryshme. Ne kurrë nuk ia kemi lejuar veten të kapim peshq të mëdhenj, sepse ato janë të shtrenjtë dhe të rrezikshëm, nëse nuk funksionojnë. Dhe më duket se kemi bërë mjaft mire,” tha mes tjerash Rumenige për “Sky Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button