fbpx

Rusi, 4.969 raste të reja me koronavirus – ALSAT-M


Numri i rasteve me  COVID-19 në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

LEXO EDHE:

Back to top button