Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat gati

Rusia, akuza Ukrainës: Keni helmuar ushtarët tanë, kemi provat gati

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka akuzuar Ukrainën se i ka helmuar disa prej trupave të vet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia-s. Sipas ministrisë në fjalë, një numër ushtarësh rusë janë dërguar në një spital ushtarak me simptoma helmimi më 31 korrik.

Nga rezultatet, sipas Rusisë, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B.

“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.

Sesa ushtarë “janë helmuar” dhe se në çfarë gjendje shëndetësore janë ata, Rusia nuk jep detaje.  Nga ana tjetër, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.

Toksina botulinum e tipit B është një neurotoksinë që mund të shkaktojë botulizëm kur gëlltitet në produkte ushqimore të kontaminuara më parë, por mund të ketë edhe përdorime mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button