Rusia do të tentojë të tërheqë rrënojat e dronit amerikan në Detin e Zi

Rusia do të tentojë të tërheqë rrënojat e dronit amerikan në Detin e Zi

Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit  dhe ish-shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Petrushev tha ditën e sotme se Rusia do të përpiqet të marrë rrënojat e dronit amerikan MQ-9 që u rrëzua në Detin e Zi për ta studiuar atë.

“Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta marrim apo jo, por duhet ta bëjmë… Dhe patjetër do ta shqyrtojmë”, tha Patrushev në TV shtetëror rus Rossiya 1.

“Sa i përket dronit, amerikanët vazhdojnë të thonë se nuk po marrin pjesë në armiqësi. Ky është edhe një konfirmim se ata janë të përfshirë drejtpërdrejt në këto ngjarje, në luftë”, shtoi ai.

Patrushev tha se Rusia kundërshton veprime të tilla.

“Ne duhet të mbrojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button