Rusia e fajëson Perëndimin për rrezikun e krizës globale të ushqimit

Rusa ka fajësuar sanksionet e Perëndimit për rrezikun nga një krizë botërore e ushqimit, raporton BBC.

Ajo ka mohuar pretendimet se pushtimi i Ukrainës ka krijuar një rrezik serioz për sigurinë e ushqimit në nivel global.

Perëndimi ka akuzuar ushtrinë e Rusisë se po i bllokon furnizimet me ushqim për miliona nëpër botë.

Lufta ka bllokuar portet kyçe të Ukrainës në Detin e Zi, duke goditur rëndë zinxhirin me furnizim me ushqim nëpër botë.

Ukraina është eksportues i madh i grurit, ndërsa miliona tona drithëra kanë mbetur të ngujuara në Ukrainë.

“Tentimet e Perëndimit për t’ia atribuuar gjitha problemet operacionit special ushtarak dhe për ta akuzuar Rusinë për bllokimin e anijeve të huaja në Detin e Zi dhe Detin Azov janë të pabaza”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. “Katalizatorë të trendit negativ janë sanksionet anti-ruse të vendosura nga Perëndimi, që ka çuar në këputjen e lidhjeve në fushën e logjistikës globale dhe infrastrukturën e transportit”.

LEXO EDHE:

Back to top button