Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, qytetarët po kthehen në shtepitë e tyre

Rusia e ka humbur betejën për Kharkivin, qytetarët po kthehen në shtepitë e tyre

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), i cili prodhon raporte të përditshme rreth pushtimit rus të Ukrainës, thotë se forcat e Moskës janë larguar nga qyteti verilindor ukrainas.

ISW shton se ushtria ruse është tërhequr nga rajoni pasi Vladimir Putin tani po përpiqet të kontrollojë pjesën jugore të vendit.

“Ushtria ruse ka të ngjarë se është tërheq plotësisht nga pozicionet e saj rreth qytetit Kharkiv pasi nuk po mund të përballojë kundërsulmet ukrainase”, shkruan ndër të tjerash në raport.

Njësitë ruse në përgjithësi nuk janë përpjekur të mbajnë terren kundër forcave kundërsulmuese të Ukrainës gjatë disa ditëve të fundit, me disa përjashtime.

Tashmë po raportohet se disa prej banorëve të parë janë rikthyer në shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe, raporti thekson se se një ofensivë ukrainase në lindje të vendit nuk ka gjasa të ndodh për shkak të vështirësisë së një operacioni ushtarak mes zonave të mëdha ujore.

LEXO EDHE:

Back to top button