Rusia justifikon sulmin në Vinnytsia

Rusia justifikon sulmin në Vinnytsia

Rusia është përpjekur të justifikojë një sulm që vrau 23 civilë, përfshirë tre fëmijë,  në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, duke pretenduar se raketat e saj të lëshuara nga nëndetëse kishin shënjestruar një takim të komandantëve të forcave ajrore ukrainase dhe përfaqësuesve të furnizuesve perëndimorë të armëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti sulmin e mesditës të së enjtes në Vinnytsia, një qytet larg vijave të frontit të konfliktit, një akt të hapur terrorizmi që kishte vrarë civilë që bënin punët e tyre të përditshme.

Sulmi ishte i fundit në një seri sulmesh ruse në javët e fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi në ndërtesa të mbushura me njerëz në qytete larg frontit, ku secili vrau dhjetëra njerëz.

Zelenskyy tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia ka të ngjarë të rritet. Dhjetra janë ende të zhdukur dhe shumë viktima të raketave janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e saj me bazë deti Kalibr, të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi, kishin në shënjestër ushtrinë ukrainase. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button