Rusia mohon se Lavrov u shtrua në spital

Rusia mohon se Lavrov u shtrua në spital

Ministria e Jashtme e Rusisë i mohoi raportet se kreu i kësaj ministrie, Sergei Lavrov, është shtruar në spital.

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se Lavrov është dërguar në spital pas mbërritjes në Bali të Indonezisë, ku do të merrte pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara, G20.

AP tha se lajmi i është konfirmuar nga tre zyrtarë të Qeverisë indoneziane dhe disa mjekë.

Ata nuk pranuan të identifikohen, pasi nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për çështjen, tha AP.

Dy prej burimeve thanë se Lavrov po trajtohej për probleme në zemër.
Zyrtarët në Ambasadën e Rusisë në Bali nuk ishin të qasshëm për komente.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i cilësoi raportet si “kulmi i falsifikimit”.

Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Reuters, guvernatori i Balit tha se Lavrov është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka qenë në spital për një kontroll.

Lavrov është ministër i Jashtëm i presidentit rus, Vladimir Putin, që nga viti 2004.

LEXO EDHE:

Back to top button