Rusia pezullon furnizimin me gaz në Poloni
Rusia pezullon furnizimin me gaz në Poloni
Rusia ka pezulluar furnizimet me gaz në Poloni.
Mësohet se autoriteti për menaxhimin e krizave në Poloni është mbledhur dhe po trajton rastin. Sakaq, vlen të përmendet se një nga sanksionet e kërkuara nga Ukraina për menaxhimin dhe përfundimin e luftës është pezullimi i gazit rus.
Shumica e shteteve të BE, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë kanë refuzuar të heqin dorë nga gazi rus, duke qenë se janë shumë të varura nga lënda djegëse.








