Rusia refuzon kurimin e Navalnit në Gjermani – ALSAT-M


Gjermania nisi një avion-ambulancë për të marrë në Berlin nga Siberia liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome pas helmimit një ditë më pare por rusët nuk e lëshojnë këtë. Mjekët vendas kanë dalë në përfundimin se gjendja e tij është tepër e rëndë dhe 44-vjeçari nuk duhet lëvizur nga shtrati i spitalit. Ekipi i Navalny-t dyshon se atij i është hedhur një substancë helmuese në filxhanin e çajit që piu në aeroport. Navalny u ndje keq gjatë fluturimit drejt Moskës nga qyteti i Tomskut në Siberi dhe avioni u detyrua të bënte ulje emergjente. Zëdhënësja e tij bëri një krahasim të ngjarjes me një incident vitin e kaluar në të cilën Navalny pësoi një reaksion akut alergjik për të cilin mendohej se mund të kishte rezultuar nga helmimi me një kimikat të panjohur. Spitali Charite i Berlinit është i gatshëm ta trajtojë kritikun e ashpër të Vladimir Putinit dhe shpresat ishin që Rusia ta lejonte largimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button