Rusia: Rinovuam marrëveshjen e grurit por nevojitet më shumë përparim

Rusia: Rinovuam marrëveshjen e grurit por nevojitet më shumë përparim

Kremlini konfirmoi se Rusia kishte rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi për dy muaj por tha se duhet bërë më shumë përparim në interesat e saj.

Presidenti turk Rexhep Erdogan njoftoi zgjatjen në një fjalim televiziv të mërkurën dhe më vonë u konfirmua nga Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia arritën marrëveshjen  duke lejuar Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e Detit të Zi  për 120 ditë fillestare në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në adresimin e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilën Moska e quan operacion special ushtarak.

Moska fillimisht ishte fillimisht ngurruese për të zgjatur marrëveshjen nëse nuk plotësoheshin një sërë kërkesash për eksportet e saj bujqësore.

Në një video-konferencë me gazetarët, Peskov tha se po konsideroheshin skenarë të ndryshëm për lehtësimin e kufizimeve në transfertat e pagesave ndërkombëtare në Bankën Bujqësore shtetërore të Rusisë, një kërkesë kryesore e Moskës në bisedime.

Zëdhënësi i Kremlinit tregoi megjithatë se Moska dëshiron të shohë më shumë përparim në dy muajt e ardhshëm.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se fati i marrëveshjes është ende në duart e atyre me të cilët OKB duhet të bie dakord për pjesën ruse të marrëveshjes ,” tha Peskov.

“Ka rezultate por nuk janë të gjitha përfundimtare. Ne do të përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje brenda këtyre 60 ditëve,’ tha Peskov.

Ai shtoi se bisedimet për eksportin e amoniakut nga një qytet rus në një port ukrainas përmes një tubacioni (tubacioni Tolyatti-Odessa) janë duke vazhduar.

LEXO EDHE:

Back to top button