Rusia, sulme të pamëshirshme në Lisiçansk

Rusia, sulme të pamëshirshme në Lisiçansk

Lisiçansku vazhdon të jetë shënjestër e artilerisë së rëndë ruse, pasi zyrtarët rajonalë në lindje të Ukrainës, kanë thënë se ky qytet është subjekt i bombardimeve “të jashtëzakonshme”. Lisiçansku është qyteti i fundit që kontrollohet nga forcat ukrainase në lindje të shtetit. Udhëheqësi i administratës ushtarake për rajonin e Luhanskut, Serhiy Hayday, ka thënë se Lisiçansku, “është duke u bombarduar vazhdimisht me armë të mëdha” nga forcat ruse, të cilat po tentojnë të rrethojnë këtë qytet, meqë Moska synon të ketë kontrollin e gjithë Donbasit – rajon industrial në lindje të Ukrainës. Në qytet janë ende 15,000 civilë, në qytetin që para luftës kishte mbi 100,000 banorë.

“Në të gjithë ndjehemi njësoj. Asnjëherë nuk ua japim Ukrainën atyre”, tha Mykolai, ushtar.

“Në Severdonjeck ata na mposhtën, ndërsa në Lisiçansk mund të qëndrojmë edhe pak”, u shpreh Eugene, garda kombëtare.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e saj të fundit se luftimet në Lisiçansk tani janë të fokusuara afër rafinerisë së naftës, rreth 10 kilometra në jugperëndim të qendrës, duke shtuar se forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë pozicionet e tyre pas tërheqjes nga Severodonjecku. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button