Rusia tërhoqi vendimin, do të vazhdojnë te UEFA

Federata e Futbollit të Rusisë u tërhoq dhe vendosi të qëndrojë në UEFA, pas kërcënimeve se do t’i bashkohej konfederatës aziatike.

Federata Ruse (RFS) njoftoi se synon të formojë një grup pune me UEFA-n për të organizuar një rikthim në garat ndërkombëtare (10 muaj më parë, që nga pushtimi i Ukrainës, sporti rus u pezullua nga garat ndërkombëtare).

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ruse ka marrë vendimin për t’i propozuar UEFA-s formimin e një grupi pune për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e kthimit të klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse në turnetë zyrtarë ndërkombëtare,” tha presidenti i Federatës Ruse, Aleksander Dioukov.

 

Zyrtari shtoi se tre përfaqësues nga UEFA, FIFA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të ftohen të marrin pjesë në këtë grup pune për të zhbllokuar, për shembull pjesëmarrjen në kualifikueset e Kupën së Botës 2026.

RFS kohët e fundit kishte lënë të kuptohet se mund të largohej nga UEFA për t’u bashkuar me Konfederatën e Futbollit Aziatik (AFC), por kjo do të kishte pasoja të rënda financiare për klubet ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button