Salihamxhiç konfirmon përforcimet dhe zgjatjen e kontratave me disa futbollist

Drejtori sportiv i Bajern Munihut, Hasan Salihamixhiç ka konfirmuar planet e skudarës bavaraze për Marsel Sabitzer.

Transferimi i Sabitzerit nuk doli të ishte aq i qëlluar për skuadrën e Bajernit, por këta të fundit nuk kanë humbur besimin te lojtari.  Skuadra bavareze ka plane të mëdha për merkaton dhe duket se shumica po i ecin mirë. Kampionët e Bundesliga do të zyrtarizojnë transferimin e Nousair Mazraoui së shpejti, derisa Salihamixhiç konfirmon edhe planet për Sabitzerin.

“Ne besojmë në të. Bisedimet me agjentin e tij po ecin mire. Ne duam ta kthejmë atë në formën e tij të dikurshme”, ka thënë drejtori sportiv te Bayerni.

Përveç dy emrave, Bajern pritet të bëjnë lëvizje edhe për Rajan Gravenberh dhe të rinovojnë me Manuel Nojerin.

LEXO EDHE:

Back to top button