Sallah me mesazh “qetësues” pas disfatës nga Lesteri

Sulmuesi i Liverpullit, Mohamed Sallah, ka një mesazh për tifozët e Liverpullit pas disfatës nga Lester Siti. Pas kësaj ndeshje, Liverpulli do të ndeshet me Laipzigun në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe sulmuesi nga Egjipti ka një mesazh për tifozët në këtë kohë të vështirë për klubin. Sallah zgjodhi rrjetin e tij social, Tuitter, për të shprehur angazhimin e tij për klubin.

 

“Ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte. Ne jemi kampionë dhe do të luftojmë edhe më tej si kampionë. Ne nuk do të lejojmë që ky sezon të na përcaktojë vetëm shkaku i disa nga rezultatet e fundit. Këtë ua premtoj të gjithë juve”, përfundoi Mohamed Sallah.

Përndryshe, Liverpulli dhe Laipzigu do të ndeshen në Hungari, shkaku i anulimit të fluturimeve me Anglinë dhe frikës së variantit të ri të “COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button