Sallah vendos tjetër rekord, kalon sulmuesin legjendar

Ylli i Liverpullit, Mohamed Sallah, vendosi një rekord të ri, pas dy golave të tij në fitoren 6-1 ndaj Lids Junajted. Sallah vendosi rekord të ri për sa i përket rekordit për më shumë gola të shënuar me këmbën e majtë në historikun e Premier Ligës. Me këtë rekord, sulmuesi egjiptian tejkaloi ish-yllin e “The Reds”, Robie Fauler. Sulmuesi egjiptiani fillimisht shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë në këndin e sipërm, teksa shënoi golin e dytë personal në minutën e 64-të.

Ky ishte goli i 107-të i Sallahut i shënuar në Premier Ligë me këmbën e majtë, duke kaluar ish-sulmuesin e Liverpool, Faulerin. Pas Faulerit, në listë renditen emra si Robin van Persi, Rajan Gigs dhe Rijad Mahrez.

Ndryshe, në fillim të këtij sezoni, Sallah kaloi rekordin e Faulerit, si golashënuesi më i mirë i Liverpullit në epokën e Premier Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button