Samiti për Klimën/ Projektmarrëveshja nuk arrin të zgjidhë çështjen kyçe për ndihmën financiare
Samiti për Klimën/ Projektmarrëveshja nuk arrin të zgjidhë çështjen kyçe për ndihmën financiare
Presidenca e Konferencës së OKB-së për Klimën (COP29) në Baku ka zbuluar një projektmarrëveshje që synon përcaktimin e kontributeve financiare – që vendet më të pasura duhet të bëjnë – për të ndihmuar vendet më të varfra për të luftuar ndryshimin e klimës.
Drafti prej 10 faqesh lë çështje të pazgjidhura, të tilla si – nëse vetëm vendet tradicionale të industrializuara pritet të kontribuojnë financiarisht – apo nëse ekonomitë më të pasura në zhvillim, si Kina dhe shtetet e Gjirit – do të nxiten gjithashtu të kontribuojnë.
Konferenca, e cila ka mbledhur së bashku dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga gati 200 vende që nga 11 nëntori, do të përfundojë nesër.
Çështja kryesore mbetet shuma e mbështetjes financiare që duhet t’u ndahet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
Megjithatë, draft-marrëveshja specifikon se mbështetja financiare për përshtatjen ndaj ndikimeve klimatike dhe kompensimin e dëmeve – duhet të marrë kryesisht formën e granteve, në vend të kredive që mund të ngarkojnë vendet më të varfra me borxhe shtesë.