Sampdoria viktima e radhës, Milani vazhdon kryesimin në Serie-A

Edhe pse me mjaft mund dhe vështirësi, Milani ka arritur që ta mposhte edhe Sampdorian, rivalin e xhiros së dhjetë në Serie-A, përcjell KosovaPress.

Me disa mungesa të rëndësishme, Milani ka triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Frank Kessie i kaloi “Rossonerët” në epërsi në fund të pjesës së parë nga penalltia.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më dinamike. Milani dyfishoi rezultatin në 0-2 në minutën e 77’ me golin e Castillejos, kurse Sampdoria e bëri më interesant fundin e takimit me golin e Ekdalit në minutën e 83’ të takimit.

Milani vazhdon kryesimin e tabelës në Serie -A edhe pas dhjetë ndeshjeve me 26 pikë, e ndjekur nga rivali i qytetit, Interi me pesë pikë më pak në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button