Santos: Nuk kemi probleme me Kristiano Ronaldon

Pas fitores së thellë ndaj Zvicrës ka folur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Në një prononcim për medie pas ndeshjes, portugezi nuk ka pasur se si t’u shpëtojë pyetjeve në lidhje me mosinkuardimin nga minuta e parë të Kristiano Ronaldos.

Tekniku ndër të tjera tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje me lojtarin, duke shtuar se kanë qenë shokë për shumë vite dhe CR7, sipas tij, vijon të jetë shembull si kapiten.

“Nuk kemi probleme me të. Ne kemi qenë shokë për shumë vite. Ai vijon të jetë shembull i një kapiteni”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button