Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit për rastin “titanik 2” u dënuan me nga dy vjet burg

Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit për rastin “titanik 2” u dënuan me nga dy vjet burg

Gazetar: Ardit Ramadani   

Gjykata Themelore këtu në Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin Titanik 2 për së dyti herë, ky rast ka të bëje me parregullsi zgjdhore në të cilin të akuzuar kryesorë janë ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Edhe pse të gjithë të akuzuarit sot u shpallën fajtor, në krahasim me aktgjykimin e vitit 2019, kësaj radhe gjykata vendosi që të ua ul dënimin me burg të gjithë të akuzuarve, edhe atë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov, lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi dhe Aneta Stefanovska, Vlatko Shajkovski dhe Sasho Srcev u dënuan me nga dy vite burg

Përderisa Prokurori Publik Gravril Bubevski u shpreh i kënaqur me aktgjykimin dhe tha se nuk do ta ankimojë, avokati i Sasho Mijalkov, Ljupço Shvërgovski paralajmëroi ankesë dhe pret që ky vendim të ketë fatin e njëjtë si aktgjykimi i vitit 2019, përkatësisht të rrëzohet nga Gjykata e Apelit.

“Mendoj se kjo është një humbje për ligjin dhe drejtësinë. Kur e them këtë, e them sepse asnjë nga udhëzimet e Gjykatës së Apelit, të cilat janë vënë në dukje dhe sugjeruar nga gjykata e shkallës së dytë, nuk janë zbatuar nga gjykata e shkallës së parë. Kjo do të thotë se një aktgjykim i tillë nuk mund t’i rezistojë kritikave ligjore të mbrojtjes, ankesën besojmë se Gjykata e Apelit do ta pranojë dhe ose do ta anulojë vendimin e shkallës së parë ose do të caktojë seancën kryesore ku do të vendosë në mënyrë meritore”, tha Ljupçp Shvërgovski, avokat i Sasho Mijalkov.

Rikujtojmë që vepra e Mijalkov vjetërsohet në Prill dhe meqë aktgjykimi i shkallës së parë do të ankimohet, thuajse është e pamundur që e gjithë kjo procedurë të përfundojë para vjetërsimit dhe Mijalkov të merr dënimin e merituar për këtë rast.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gëzon imunitetin e deputetit dhe kësisoj për vepra të cilat nuk janë të dënueshme mbi 5 vjet burg, imuniteti është i vlefshëm dhe do ta shpëtojë përkohësisht nga vuajtja e dënimit.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button