Scholz: Evropa e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Scholz: Evropa e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mirëpritur sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Proces i cili sipas kancelarit gjerman do të nxisë integrimin.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat evropiane. Evropa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Këtë të enjte liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë hedhin firmat për tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Ndërsa një temë tjetër e diskutimeve të tyre do të jetë edhe çështja e furnizimit me energji elektrike.

Qëllimi i këtij samiti sipas zyrtarëve të qeverisë gjermane është që Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Ndër qëllimet kryesore të këtij procesi janë: përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

LEXO EDHE:

Back to top button