Scholz: Jemi të përgatitur për ndërprerjen e furnizimit me gaz rus

Scholz: Jemi të përgatitur për ndërprerjen e furnizimit me gaz rus

Gjermania dhe Europa janë të gatshme të përballen me pasojat nëse Rusia vendos të mbyllë plotësisht tubacionet e gazit natyror, sipas një deklaratë të kancelarit gjerman Olaf Solz.

Gjermania është e përgatitur për mundësinë që “Rusia të ndërpresë kryesisht furnizimet me gaz natyror për shkak të luftës kundër Ukrainës,” tha Scholz, duke shtuar se vendi i tij ka ndërtuar terminale për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG).

Ekonomia më e madhe e Europës është në qendër të krizës energjetike të Kontinentit të Vjetër pasi presidenti rus Vladimir Putin po shkurton furnizimet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet ndaj vendit të tij për luftën në Ukrainë. Shqetësimet janë përshkallëzuar lidhur me mundësinë që Gjermania mund të përballet me një sërë falimentimesh si pasojë e krizës.

Kemi kursyer gazin. Ne po përdorim edhe një herë potencialin prodhues të termocentraleve me qymyr. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi mundësinë të përdorim termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë jugore, nëse kjo është e nevojshme”, tha Scholz.

Deklaratat e tij vijnë pas vendimit të ministrit të Financave Robert Hambeck për të mbajtur në rezervë dy nga termocentralet bërthamore të vendit, një vendim që ngjalli reagime të shumta.

LEXO EDHE:

Back to top button