Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë

Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë

Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën. Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu. Dhuna u zhvillua mes fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze në qytetin Sueida.

inistria e Brendshme e Sirisë tha se së paku 30 persona janë vrarë, ndërsa Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se numri i të vdekurve është 37. Luftërat midis grupeve të ndryshme minoritare në Siri u përshkallëzuan që nga rënia e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në dhjetor. Për vendosjen e rregullit brenda vendit tashmë është duke punuar një qeveri islamike. Ministria e Brendshme siriane tha se forcat e saj do të ndërhyjnë drejtpërdrejt për të zgjidhur konfliktin dhe për të ndaluar përleshjet në Sueida. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button