Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do ta mbajë seancën e nëntë në rendin e ditës të së cilës është shqyrtimi i më shumë raporteve dhe programit për punë dhe planeve financiare. Komisioni do ta shqyrtojë raportin vjetor për punë të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2019, si dhe planet financiare të këtij transmetuesi publik për vitin 2020 dhe 2021.
Përveç kësaj, Komisioni do ta shqyrtojë edhe Programin vjetor për punë të Agjencisë së postave për vitin 2021, raportet për punë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2019, si dhe Raportin për zbatimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2019.
Komisioni ligjvënës-juridik duhet ta vazhdojë seancën e 38-të me shqyrtimin e dy propozim ligjeve për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurë të shkurtuar, dhe të propozim ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shkeljet edhe të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera dhe akteve në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, në lexim të dytë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button