Sedloski merr detyrën: Asnjëherë nuk do të mbrohemi

Sedloski merr detyrën: Asnjëherë nuk do të mbrohemi

Goce Sedloski edhe zyrtarisht është trajner i Maqedonisë. Në takimin me gazetarët presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç theksoi se ndryshimet në futboll janë çështje që ndodhin në çdo aspekt të sportit.

“Kemi ardhur deri te përfundimi se na duhet një energji e ri për tu kualifikuar në Botërorit në vitin 2026. Nuk ishim të kënaqur me disa rezultate , përfshi rezutatin në Kardif. Andaj erdhi deri te ndrrimi i trajnerëve.”

Goran Pandev theksoi se njeh mirë trajnerin e ri pasi që ka pasur mundësi që të luajë në fanellën e Maqedonisë.

“Njoh mirë Sedloskin dhe bëhet fjalë për një trajner perspektiv dhe para tij është një punë e madhe dhe besoj edhe e suksesshme.”

Trajneri i ri, Goce Sedloski falënderoi drejtuesit e FFM-së për detyrën dhe mundësinë e dhënë.

“Për mua është një nder dhe përgjegjësi e madhe, pasi që qëllimi është se Maqedonia ka potencial dhe do të kërkojë nga secili do të kërkojë angazhim maksimal dhe nuk do të dorëzohet deri në fund. Me përkrahjen e drejtuesve besojë se do të arrijmë rezultate pozitiv.
Do tëprovojmë që të kemi edhe disa futbollist nga Liga e Parë, natyrisht më të dalluarit. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe besojë se secili do të jep maksimumin në teren përball kombëtares se Danimarkës.

LEXO EDHE:

Back to top button