Modelja Seger, shpjegon arsyen përse nuk u martua me Ibrahimoviçin

Pak ose asgjë dihet për jetën private të Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht se është një nga lojtarët më të famshëm në botë. Ajo që dihet është se për më shumë se dy dekada, ai e ndan jetën me Helena Seger, me të cilën ka dy fëmijë.

Modelja suedeze ka dhënë disa detaje të tjera për lidhjen e tyre: si janë njohur, si është të jetosh me suedezin apo pse nuk u martuan kurrë.

Helen Seger, wife of Swedish soccer star Zlatan Ibrahimovic, attends the Dsquared Fall/Winter 2008/2009 men’s collection, presented in Milan, Italy, Tuesday, Jan.15, 2008. (AP Photo/Luca Bruno)

 

“Ai e parkoi keq Ferrarin e tij në Malmö. Ibra e bëri këtë në një mënyrë që pengonte Mercedesin tim të kalonte. Unë e sulmova fort, por ai pa diçka që i pëlqeu. Nuk është e lehtë të jetosh me të, por e pranoj, nuk është as me veten time. Më pëlqen Zlatan, sepse kompletohem me të. Gjithashtu kam një sfond të rëndësishëm, e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica si Ibra”, tha Seger.

 

Më pas ajo shpjegon pse nuk u martuan kurrë.

 

 “Martesa mund të më prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem thjesht si gruaja e një futbollisti të njohur. Mendoj se njerëzit nuk e dinë se sa kam studiuar, punuar dhe luftoj fort në jetë,” tha në fund Seger./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button