Sejdini ka mbështetjen e plot nga numri një i UEFA-s

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari i Përgjithshëm Filip Popovski, në selinë e UEFA-së në Nion të Zvicrës zhvilluan një takim pune me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin dhe drejtorin e Shoqatave Kombëtare të UEFA-së, Zoran Lakoviq. Me ftesë nga njeriu i parë i Shtëpisë së Futbollit Europian, Aleksandar Çeferin, presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së në takim diskutuan zhvillimet aktuale në futbollin e Maqedonisë, mbështetja e UEFA-së për projekte të rëndësishme zhvëllimore të FFM-së si dhe pjesëmarrja e përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian.

 

UEFA dhe presidenti i saj Aleksandar Çeferin vlerësojnë se suksesi dhe progresi i FFM-së nën udhëheqjen e Muamed Sejdinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

 

Presidenti Çeferin dhe UEFA besojnë fuqimisht në strategjinë tonë dhe sinqerisht na mbështesin. Sukseset janë rezultat i menaxhimit dhe kujdesit të mirë për futbollin e Maqedonisë. Fjalët e mira për suksesin e përfaqësueses tonë për kualifikimin në Kampionatin Europian janë krenari për ne dhe na japing energji dhe entuziazëm shtesë në pritje të ndeshjeve për EURO 2020. Gjithashtu, për ne është shumë e rëndësishme që UEFA dhe presidenti Çeferin japin mbështetje të pakushtëzuar për FFM në organizimin e Kuvendit Zgjedhor, duke potencuar se e njejta duhet të jetë e pavarur dhe e pa ndikime anësore. As UEFA e as FIFA nuk mund të ndikojnë në zgjedhjen e drejtuesve të ri në FFM, ashtu si politika që nuk mund të ndikojë. Kjo do të ishte në kundërshtim me statutet,” ka thënë mes tjerash presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Të dy presidentët biseduan për projektet e infrastrukturës, si dhe për iniciativa të ngjajshme për zhvillim të futbollit të të rinjëve.

Unë jam i kënaqur me hapat e mëdha që Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka bërë në vitet e fundit nën udhëheqjen e Muamed Sejdinit. Me të vërtet si vend keni filluar ti regjistroni të gjitha përfitimet e përpjekjeve tuaja në vitet e fundit. Nga kualifikimi i Maqedonisë U21 në Kampionatin Europian në vitin 2017 në Poloni, deri te përfaqësuesja A e cila u kualifikua në Europian për herë të parë në histori”, ka thënë presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.

 

Ndihma nga programi “Het-Trik” nga UEFA i mundësoi Federatës së Futbollit të Maqedonisë të ndërtojë fusha në të gjithë vendin, ndërsa u krijua edhe Akademia e Futbollit, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit të të rinjëve dhe ekipeve përfaqësuese.

LEXO EDHE:

Back to top button