Sekuestrohen 400 kilogramë kokainë, 2 malazezë të arrestuar

Sekuestrohen 400 kilogramë kokainë, 2 malazezë të arrestuar

Policia uruguaiane ka sekuestruar mbi 400 kilogramë kokainë në kuadër të operacionit të quajtur “Virtus” dhe ndër të tjera ka arrestuar edhe dy shtetas të Malit të Zi.

Droga vinte nga Bolivia dhe kishte si destinacion Evropën, njoftoi Prokuroria.

Operacioni përfshinte bastisje në Montevideo, San Jose dhe Rio Negro. Në këtë organizim kanë qenë të përfshirë 18 persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa aktualisht janë arrestuar 15.

Mes 15 të arrestuarve janë edhe dy shtetas malazezë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një klani ballkanik.

Klani ballkanik është një rrjet i madh i krimit të organizuar që vepron në Evropë, i përbërë nga shtetas të Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, bën me dije policia.

LEXO EDHE:

Back to top button