Sela dhe Koja diskutojnë për regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një takim me shefin e misionit të OSBE-së në vend Klemens Koja ka biseduar për çështjen e regjistrimit të popullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim si dhe për procesin që pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Siç njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët, Sela ka thënë se procesi i regjistrimit duhet të jetë i besueshëm dhe në përputhje me standardet e eurostatit. Në komunikatë thuhet se në këtë takim është biseduar edhe për funksionimin e shtetit ligjor që ndërlidhet me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE si dhe sfidat eventuale që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.

LEXO EDHE:

Back to top button